Shpërndaje në: Futbollisti holandez, Joep Kluskens, i është bashkuar si lojtar i lirë skuadrës së Llapit. Ai së fundi luajti për VVV-Venldo, që garon në Kategorinë e Dytë të Holandës. Kluskens 23-vjeçar është mesfushor, ndërsa si i ri ishte për një periudhë edhe te PSV-ja.
“23-vjeçari vjen nga VVV-Venlo, ku regjistroi 71 paraqitje, ndërsa me bardhekaltrit ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029”, shkruan në njoftimin e Llapit.
Burimi:
Koha
