Shpërndaje në: Liverpooli e ka transferuar futbollistin e krahut të majtë të Osasunas, Victor Munozin, pasi e ka paguar klauzolën e lirimit prej 40 milionë eurove. 22-vjeçari që është pjesë e Spanjës në Kupën e Botës, i kreu testet mjekësore në SHBA, me stafin mjekësor të Liverpoolit. Munozi mund të luajë edhe në krahun e djathtë. Ai ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me “të kuqtë”.
Munozi i pati shtatë gola të shënuar e pesë asistime në 36 paraqitje në sezonin e kaluar për klubin spanjoll. Ai është transferimi i parë i verës, për trajnerin Andoni Iraola. Iraola e zëvendësoi Arne Slotin më herët gjatë këtij muaji. Munozi është rritur në Akademinë e Barcelonës “La Masia”, ndërsa më vonë iu bashkua Real Madridit.
Për të kishin shprehur interesim edhe Barcelona dhe Newcastle.
