KQZ tregon kur përfundon rinumërimi

0%

Mëngjesin e sotëm në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve. Gjatë ditës së parë të rinumërimit janë përfunduar 176 nga gjithsej 185 vendvotime për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur rinumërimin.

Pjesa e mbetur, 9 vendvotime, pritet të rinumërohen gjatë paradites së sotme, me ç’rast do të përmbyllet edhe procesi i rinumërimit sipas vendimit të KQZ-së. Sipas këtij vendimi, 185 vendvotimet e rinumëruara përbëjnë 7.41% të gjithsej 2,498 vendvotimeve të rregullta ku është zhvilluar votimi më , bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Vendimi i KQZ-së mbështetet në Rregulloren Zgjedhore për funksionimin e QNR-së. Në këtë akt nënligjor parashihet që, pas pranimit të materialeve zgjedhore nga vendvotimet e rregullta në QNR, KQZ të vlerësojë situatën dhe sipas nevojës të vendosë për rinumërim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo masë kontrolli është paraparë për të adresuar problemet e evidentuara në disa Qendra Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar, me qëllim sigurimin e saktësisë së procesit”, tha Elezi.

Sipas komunave, vendvotimet e rinumëruara ndahen si më poshtë: Deçan (4), Gjakovë (10), Gllogoc/Drenas (5), Gjilan (9), Dragash (4), Istog (4), Kaçanik (3), Klinë (5), Fushë Kosovë (5), Kamenicë (3), Mitrovicë e Jugut (7), Leposaviq (2), Obiliq (3), Rahovec (5), Pejë (9), Podujevë (7), Prishtinë (18), Prizren (16), Skënderaj (5), Shtime (3), Shtërpcë (2), Suharekë (6), Ferizaj (10), Viti (5), Vushtrri (6), Zubin Potok (2), Zveçan (2), Malishevë (5), Junik (1), Mamushë (1), Hani i Elezit (1), Graçanicë (3), Ranillug (1), Partesh (1), Kllokot (2) dhe Mitrovicë e Veriut (2).

Burimi: Bota Sot