Ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, ndërsa sot në mëngjes pritet të nisë rinumërimi i një pjese të tyre.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se institucioni ka marrë vendim për rinumërimin e 185 vendvotimeve të rregullta, të cilat më herët janë numëruar në Qendrat Komunale të Numërimit. Sipas KQZ-së, këto vendvotime përbëjnë 7.41 për qind të gjithsej 2,498 vendvotimeve të rregullta.
Elezi ka njoftuar se rinumërimi do të fillojë të enjten në mëngjes, më . “Ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më . Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të fillojë të enjtën në mëngjes…” , ka thënë Elezi, duke theksuar se masa është marrë për të siguruar saktësinë e procesit zgjedhor.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 53 ulëse në Kuvend me 47.13 për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22 ulëse dhe 19.44 për qind.
