Katy Perry shpjegon se si Justin Trudeau ia ndryshoi jetën

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Këngëtarja amerikane, Katy Perry, ka folur hapur për lidhjen e saj me ish-kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, duke thënë se dashuria e ka transformuar. “Kam dashuri në jetën time tani dhe kjo më ka ndryshuar.

Kur dëgjon këngën ‘All You Need Is Love’ të Beatles, mendon se është klishe, por klishetë ekzistojnë për një arsye”, ka thënë ajo në podcastin “Unfamous”, ka raportuar FemaleFirst. VIDEO: Këngëtarja e ka pranuar se ndarja nga ish-i fejuari i saj, aktori, Orlando Bloom, ishte një periudhë shumë e vështirë. “Nuk e shoh veten si viktimë, por viti i kaluar ishte i rëndë.

Mund të kisha rënë në ato mendimet ‘pse po më ndodh mua’, por zgjodha ta përjetoja dhimbjen, zemërimin dhe të mësoja prej tyre”, ka thënë ajo. Sipas Perryt, përvoja e ka mësuar të vendosë kufij më të shëndetshëm në jetën e saj. “Në fund gjithçka lidhet me vetërespektin dhe dashurinë për veten.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse nuk ke kufij, duhet të reflektosh dhe të largohesh nga modelet që të dëmtojnë”, ka thënë ajo. Një burim pranë çiftit ka treguar më herët se Perry nuk e kishte menduar të hynte shpejt në një lidhje të re pas ndarjes nga Bloom, por Trudeau “e befasoi plotësisht” dhe mes tyre u krijua një lidhje e fortë që është forcuar me kalimin e muajve.

Burimi: Koha