“I pitë dërras” i sulmoi policët në rrugë, stacion e spital

0%

Tre policë dhe një qytetar u detyruan mbrëmë të kërkojnë ndihmë mjekësore, si pasojë e sulmeve nga një person i dehur. I dyshuari, fillimisht e kishte goditur viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore, e duke ia dëmtuar motoçikletën, krahas një veture tjetër.

E më pas, gjatë prangosjes në vendin e ngjarjes ka sulmuar një zyrtar policor, pastaj brenda në stacion policor dhe në spital i ka sulmuar edhe dy zyrtarë policorë dhe i ka kanosur verbalisht me vrasje. Si pasojë e sulmit katër të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, sikur edhe i dyshuari i cili më pas me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Burimi: Bota Sot