Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

0%

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor. Sipas njoftimit zyrtar, ndaj disa shoferëve janë ndërmarrë veprime ligjore pasi janë hasur duke kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut më .

Në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, policia ka identifikuar dy kundërvajtës që po zhvillonin gara shpejtësie. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba individuale në vlerë prej 500 euro, si dhe nga 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse me kohëzgjatje 12 muaj.

Ndërkohë, një tjetër shofer është ndëshkuar pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi 116 km/h në zonë të banuar, ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 40 km/h.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot