Emir Haxhihafizbegoviq beson te Bosnja: Brazili në Botërorin 2014 humbi 7:1 nga Gjermania

0%

Aktori i njohur boshnjak, Emir Haxhihafizbegoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për Bosnjën dhe Hercegovinën pas humbjes (4:1) nga Zvicra në Kupën e Botës, duke theksuar se nuk ka vend për panik dhe se gjithçka duhet të fokusohet te ndeshja vendimtare kundër Katari. “Nuk ka vend për trishtim dhe shqetësim.

Duhet analizuar ndeshja, të pushohet dhe të mërkurën, në dashtë Zoti, të vijë fitorja ndaj Katarit. Tetë nga 12 ekipet e renditura të tretat kalojnë tutje”, shkroi ai në rrjetet sociale. Haxhihafizbegoviq kujtoi se edhe ekipet më të mëdha kanë përjetuar humbje të rënda, duke theksuar se një rezultat i dobët nuk do të thotë fund i shpresave.

“Kroacia e madhe, finaliste e Botërorit dhe dy herë gjysmëfinaliste, pësoi katër gola. Brazili në Botërorin 2014 humbi 7:1 nga Gjermania. Çfarë pastaj? Kush e do dhe e kupton futbollin, e di se këto gjëra ndodhin”, u shpreh ai. “Nëse do Zoti, ta përfundojmë këtë punë të mërkurën dhe të presim kundërshtarin e radhës. Të dua, vendi im”, përfundoi Haxhihafizbegoviq.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot