E raportoi makinën si të vjedhur, por ajo u gjet në oborrin e shtëpisë – zbulohet keqkuptimi familjar

0%

Një raportim për vjedhje të rëndë në Novobërdë mobilizoi Policinë, por hetimet zbuluan se Audi i shpallur i zhdukur nuk ishte vjedhur fare. Sinjali raporton se një vajzë nga fshati Kufcë e Epërme kishte raportuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën Audi A4 Caravan, derisa ajo ndodhej për pushime në Shqipëri.

Rasti u iniciua si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa njësitë policore nisën menjëherë veprimet hetimore për lokalizimin e automjetit. Por zhvillimet e ditës së sotme morën një kthesë krejt tjetër. Kur hetuesit dolën në vendngjarje për të vazhduar procedurat, vetura për të cilën ishte raportuar si e vjedhur u gjet në oborrin e shtëpisë së familjes.

Sipas informatave që posedon Sinjali, rezultoi se raportimi kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje dhe mungese komunikimi brenda familjes, pasi babai i ankueses ia kishte dhënë veturën në shfrytëzim një shoku të tij, pa dijeninë e saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kështu, pas dy ditësh dyshime për vjedhje dhe kërkime për Audin e “zhdukur”, automjeti u gjet aty ku askush nuk e kishte pritur – në oborrin e vet shtëpisë. Audi që u shpall i vjedhur në Novobërdë nuk kishte përfunduar në duart e hajdutëve. Çelësi i misterit ishte një keqkuptim mes vajzës dhe babait të saj.

Burimi: Bota Sot