Dita e 19-të e protestës, qytetarët kalojnë pranë Fan Zone gjatë marshimit: Bashkohuni me ne

0%

Në Tiranë po mbahet sot dita e 19-të e protestës jopartiake, ku qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të vijuar marshimin e tyre kundër qeverisë. Gjatë grumbullimit dhe marshimit, protestuesit kanë kaluar pranë zonës së Fan Zone, ndërsa nuk kanë munguar thirrjet drejtuar qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen protestës.

Me pankarta dhe slogane, ata kanë ftuar kalimtarët dhe personat e ulur në lokalet përreth që të bëhen pjesë e asaj që e cilësojnë si revoltë qytetare. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit pritet të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u stacionuar më pas para godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalimet e organizatorëve dhe pjesëmarrësve.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, sot organizatorët kishin njoftuar se grumbullimi do të niste në orën , një orë më vonë se zakonisht. Në protestat e kaluara, qytetarët janë mbledhur në orën , ndërsa ndryshimi i orarit është bërë i ditur paraprakisht nga organizatorët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot