Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Kroacisë në futboll, Zlatko Daliq, ka përgëzuar Anglinë për fitoren e arritur 4:2. Ai ka thënë se kishin pritur ndeshje të vështirë ndaj anglezëve. Daliq është i pakënaqur me paaftësinë e lojtarëve të tij për të ndaluar goditjet standarde. “Ne e dinim që goditjet standarde ishin rreziku më i madh dhe pësuam dy gola nga goditjet nga këndi”, ka thënë Daliq.
Ai thekson se Kroacia “bëri shumë gabime”, të cilat dëshiron të përmirësohen kundër Panamasë. “Duhet të jemi shumë më të mirë se kundër Anglisë në ndeshjet e ardhshme”, është shprehur Daliq. Ndeshjen e dytë kundër Panamasë, Kroacia e luan më 24 qershor, kurse të tretën kundër Ganës më 27 qershor.
