Brukseli pret ministerialin e NATO-s, Shqipëria në fokus të diskutimeve

0%

Në selinë e NATO-s në Bruksel po zhvillohet ministeriali i ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare, një takim që vjen në një moment të rëndësishëm për Aleancën, mes përpjekjeve për rritjen e kapaciteteve ushtarake, modernizimin e industrisë së mbrojtjes dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.

Në këtë takim merr pjesë edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, duke u bërë pjesë e diskutimeve kryesore mbi sigurinë dhe zhvillimet strategjike të Aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar se vendet anëtare do të fokusohen në ndërtimin e një Evrope më të fortë brenda një NATO-je më të fuqishme, duke nënvizuar nevojën për më shumë forca ushtarake, rritje të investimeve dhe forcim të bazës industriale të mbrojtjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, vendet evropiane dhe Kanadaja kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes gjatë vitit 2025, duke reflektuar një rritje të konsiderueshme të angazhimeve financiare brenda Aleancës.

Në agjendën e takimit përfshihen edhe diskutimet e Grupit të Planifikimit Bërthamor, përgatitjet për samitin e ardhshëm të Aleancës, si dhe mbledhjet e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili bashkëdrejtohet nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Një nga temat kryesore mbetet zbatimi i objektivit të ri të NATO-s për investimin deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje dhe siguri deri në vitin 2035, i miratuar në Samiti i Hagës, ku 3.5% e PBB-së parashikohet për kapacitetet ushtarake bazë dhe 1.5% për infrastrukturën kritike, sigurinë kibernetike dhe industrinë e mbrojtjes.

Burimi: Bota Sot