Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

0%

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend në seancës së të enjtes se protesta qytetare që po zhvillohet prej 18 ditësh në kryeqytet nuk është një lëvizje anti Trump. Ai kërkoi të zbatohet me urgjencë rezoluta e Parlamentit Evropian për tërheqjen e ndryshimeve të ligjeve që janë bërë në parlament. “U them unë ju, jeni damkosur, mos gënjeni shqiptarët.

Sigurisht amendamenti që atakonte presidentin Trump nuk u lejua, dhe i përgëzoj ata. Nuk është lëvizje anti-Trump kjo. Kjo është lëvizje për shtetin ligjor, për transparencën, për ligjin ndërkombëtar. Nuk ka asgjë të përbashkët as me anti presidentin Trump, as me anti-zionizëm, me asnjërën nga këto. U përpoq Edi Rama t’ua japë të gjitha. Pra, edhe njëherë, të ndërpresim çdo gjë.

Të merremi me kërkesat. D he Parlamenti Evropian kërkon me urgjencë tërheqjen e ndryshimeve të ligjeve që janë bërë në këtë parlament. Kërkon moratorium për çdo leje të re dhe për çdo veprim të ri para se të ndryshohet lig ji”, tha Berisha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot