Sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, nga gjithsej 38 komuna të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forca e parë në 24 komuna, duke përfshirë edhe komunën e Istogut dhe atë të Junikut. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kryeson në dy komuna, përkatësisht në Skenderaj dhe Drenas, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dalë e para në komunën e Deçanit. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka arritur të dalë forca e parë në asnjërën prej 38 komunave të vendit. Referuar të dhënave të gjertanishme , në komunën e Mamushës, forca e parë politike është Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP). Nga ana tjetër, Lista Serbe kryeson në 10 komuna me shumicë serbe. Shpërndarja e komunave ku partitë kanë dalë të parat është si vijon: LVV – 24 komuna Lista Serbe – 10 komuna PDK – 2 komuna (Skenderaj, Drenas) AAK – 1 komunë (Deçan) KDTP – 1 komunë (Mamushë).
Zgjedhjet e 7 qershorit – LVV kryeson në 24 komuna, PDK në dy, AAK në një

Burimi:
Telegrafi