Xhuliano Skuka “krenohet” në sy të tifozëve të Partizanit

0%

Xhuliano Skuka, ashtu si pjesa tjetër e ekipit të Partizanit është pushim deri më datë 25, kur të kuqtë do të zbresin në fushë, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Ndërsa këto ditë pushimi, sulmuesi 27-vjeçar mesa duket po i kalon duke ndjekur Botërorin 2026. Me anë të një “InstaStory”, dibrani ka zbuluar edhe përfaqësuesen e preferuar, Argjentinën e Leo Messit. Në foton e ripostuar nga Skuka, shihet pikërisht ikona argjentinase i vetëm përballë tifozëve. Një foto në të cilët si rrallëherë, Skuka “krenohet” me ngjyrat bardheblu, duke “tradhtuar” të kuqtë e Partizanit.

Burimi: Bota Sot