Tirana gjen pasuesin e Shehit, ja kush pritet të ulet në stolin e bardhebluve

0%

Tirana ka gjetur me në fund zgjidhjen për pankinën, duke i besuar një trajneri boshnjak drejtimin e skuadrës. Nermin Bashiç është trajneri 42-vjeçar i cili do të ulet në pankinën e bardhebluve. Në vitet e fundit ai kishte drejtuar Radomlje në Slloveni dhe Zhelezniçari në Bosnjë Hercegovinë. Por që nga viti 2024, Bashiç ishte larguar nga Europa duke u zhvendosur në Afrikën e Jugut. Atje ai ka mbuluar për dy vite rolin e drejtorit teknik të TS Galaksi FC, duke mbyllur eksperiencën afrikane në muajin prill. Tani, ai do të marrë drejtimin e Tiranës, e cila kërkon të nisë gjithçka nga e para pas zhgënjimeve të dy sezoneve të fundit ku u bë protagoniste vetëm në luftën për mbijetesë.

Burimi: Bota Sot