Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha në një seancë me pyetje në parlament të mërkurën se Italia do të rihapë ambasadën e saj në Teheran të premten. Deklarata vjen pasi Irani dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, memorandum që pritet të nënshkruhet të premten, në Zvicër. Qeveria e kryeministres Giorgia Meloni ka deklaruar se Italia është e gatshme të marrë pjesë në një mision ndërkombëtar detar për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Burimi:
Bota Sot
