“Shqipërinë e mori Rama i vu zjarr…”- Pankartat epike në protestë: 5 mijë euro kushtojnë dy c*ca

0%

Pankarta me mesazhe të forta dhe ironike kanë shoqëruar edhe protestën e 18-të sot në Tiranë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë zgjedhur të përcjellin mesazhet e tyre përmes parullave të ndryshme, duke prekur tema si korrupsioni, çështjet e pronave, mbrojtja e natyrës dhe kërkesat për drejtësi. Ndër pankartat e shfaqura në protestë ishin: “Shqipërinë e mori Rama i vu zjarr, shqiptar mos rri, por duku shqiptar”, si edhe një tjetër ku thuhej: “Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!” Pankarta “Një komb që shet natyrën, shet të ardhmen”, “Studentë të Dhjetorit, Shqipëria ka nevojë përsëri për zërin tuaj”, “Kur jemi të bashkuar, bëhemi më të fortë. Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, ishin disa të tjera. “5 mijë euro kushtojnë dy cica, ti jep me 1 euro m² e tokës”, thuhej në një tjetër drejtuar kryeministrit Edi Rama. Pankarta Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe në ditët në vazhdim, me thirrjen e përsëritur: “Nesër më shumë!”.

Burimi: Bota Sot