Sean Penn do të jetë regjisor i filmit me Bradley Cooperin për sulmin e Capitolit

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktori dhe regjisori Sean Penn do të realizojë një film të ri që lidhet me ngjarjet e 6 janarit 2021, kur mbështetës të presidentit Donald Trump sulmuan Capitolin e SHBA-së. Filmi, i cili ende nuk ka titull, do të tregojë historinë e hershme të jetës së një polici që ishte i pranishëm gjatë sulmit, ka shkruar “ Variety ”. Sipas raportimeve, aktori Bradley Cooper është kandidati kryesor për rolin protagonist, megjithëse personi real që ka frymëzuar historinë nuk është bërë ende publik. Produksioni do të realizohet nga Warner Bros. dhe pritet të nisë xhirimet në mesin e vitit 2027. Sipas disa burimeve të përfshira në projekt, filmi nuk do të fokusohet drejtpërdrejt te sulmi i 6 janarit, por më shumë te një histori miqësie dhe marrëdhëniesh njerëzore. Penn ka shkruar vetë skenarin dhe do të jetë gjithashtu producent i filmit. Ai njihet si një kritik i hapur i Trumpit, të cilin më parë e ka quajtur “armik të njerëzimit”. Ndërkohë, Cooper vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm të Hollywoodit, i njohur për filma si “A Star Is Born”, “Maestro” dhe “American Sniper”.

Burimi: Koha