Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Reperi amerikan, i njohur me noftën Mystikal, është dënuar me 20 vjet burgim pasi pranoi fajësinë për përdhunimin e një gruaje në shtëpinë e tij në Luiziana në vitin 2022, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press. Mystikal, emri i vërtetë i të cilit është Michael Lawrence Tyler, u deklarua fajtor në muajin mars për përdhunim. Marrëveshja me prokurorinë bëri që akuza fillestare për përdhunim të shkallës së parë, e cila parashikon burgim të përjetshëm, të reduktohej. Pak ditë para shpalljes së dënimit, ai kërkoi të tërhiqte deklarimin e fajësisë, duke pretenduar se “nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të kuptuar plotësisht pasojat” e vendimit të tij. Gjatë seancës, viktima i kërkoi gjykatës që reperi të dënohej me dënimin maksimal. Ajo deklaroi se Mystikal e kishte goditur, e kishte ngufatur, i kishte shkulur gërshetat dhe më pas e kishte përdhunuar me forcë në shtëpinë e tij. “Nëse unë ta kam bërë këtë, atëherë e meritoj dënimin maksimal”, ka thënë reperi në reagimin e tij para gjykatës. Mystikal ndodhet në paraburgim që nga arrestimi i tij në vitin 2022. Ai u bë i njohur në nivel kombëtar në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000, duke marrë edhe nominime për çmimet “Grammy” me këngë si “Shake Ya Ass” dhe albumin “Tarantula”. Kjo nuk është hera e parë që ai përballet me probleme të rënda ligjore. Në vitin 2003, Mystikal pranoi fajësinë për sulm seksual dhe u dënua me gjashtë vjet burg.
Reperi Mystikal dënohet me 20 vjet burgim pasi pranoi fajësinë për përdhunimin e një gruaje

Burimi:
Koha