Rutte: SHBA nuk po e braktis NATO-n, po riorganizon detyrat e saj!

0%

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po e braktisin aleancën euroatlantike, por sipas tij, po ndikojnë në riorganizimin e detyrave të saj. “Mund të keni dëgjuar për vendimin e Shteteve të Bashkuara për të përafruar kontributet e tyre me modelin e forcës së NATO-s. Në disa raste, ky veprim është interpretuar si problem, si distancim i Shteteve të Bashkuara nga aleatët e tyre, por ky nuk është realiteti. Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj NATO-s. Ne kemi shqyrtuar ndarjen e punës në kontekstin e forcave konvencionale dhe shohim se aleatët evropianë dhe Kanadaja janë të gatshëm, të vullnetshëm dhe të aftë të bëjnë më shumë. ”, u shpreh Rutte. Ai komentoi edhe marrëveshjen me Iranin, duke thënë se veprimi i SHBA për të shmangur kërcënimin iranian me armët bërthamore ndikon në sigurinë e të gjithëve. “D ua vërtet ta duartrokas marrëveshjen e Presidentit Trump me Iranin. Veprimi i ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara për të shmangur kërcënimin e një Irani të armatosur me armë bërthamore dhe për të zvogëluar aftësinë e tij të raketave balistike përmirëson sigurinë e të gjithëve ne. Për më tepër, marrëveshja e Presidentit Trump ka krijuar mundësinë për të siguruar që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamor e”, shtoi ai.

Burimi: Bota Sot