Real Madrid prezanton mesfushorin e ri

0%

Real Madrid ka bërë zyrtar sot afrimin e Bernardo Silva, mesfushorit portugez të cilin e transferoi me parametër zero nga radhët e Manccester Sitit. “Real Madrid dhe Bernardo Silva kanë arritur një marrëveshje që ai të bëhet një futbollist i Real Madrid për dy sezonet e ardhshme, deri më ”, shkruhej në njoftimin e madrilenëve që zyrtarizonte këtë afrim. Bernardo SIlva fillimisht ishte në bisedime me klubet italiane, por më pas nisi negociatat me Atletiko Madrid e Barcelonën. Katalansit u dukën shumë pranë firmës me të, por ndërhyrja e menjëhershme e Realit me kërkesë të Murinjos bëri që ai të ndryshonte destinacion dhe të përfundonte te Reali pikërisht atëherë kur mendohej se do të firmoste me rivalët e tyre.

Burimi: Bota Sot