Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se është përkrahur procesi i financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 tram për kryeqytetin. Sipas tij, projekti synon modernizimin e transportit publik në Prishtinë, duke sjellë mjete transporti 100% elektrike, më moderne dhe më të qasshme për qytetarët. Në një postim në Facebook, Rama theksoi se ky investim do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve të transportit urban dhe në uljen e ndotjes në kryeqytet. Raporti i plotë: KRYEQYTETI ME TRAM DHE AUTOBUSË ELEKTRIKË! Sot përkrahëm operatorët në proces të financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 Tram. Kështu do të duken autobusët e rinj të Kryeqytetit Modernë, më të qasshëm për të gjithë dhe mbi të gjitha 100% elektrikë. Prishtinën s’ka që e ndal!
