​Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e 7 qershorit, do të rinumërohen 7.41% e vendvotimeve

0%

Këtë të mërkure është përmbyllur numërimi i plotë i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 7 qershor të këtij viti. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendim për të rinumëruar fletëvotimet e 185 vendvotimeve të rregullta, që përbën 7.41 për qind të totalit të vendvotimeve. “Sot, në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rritur të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.. Gjithashtu, sot gjatë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar fletëvotimet e 185 vendvotimeve të rregullta, të cilat paraprakisht janë numëruar në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më . Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të fillojë të enjten në mëngjes, më 18 qershor. Kjo masë kontrolli është marrë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet se numërimi është zhvilluar me saktësi” , tha Elezi në konferencë për media. Ai tha se në rast se brenda 48 orëve të ardhshme nuk do të paraqiten ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, atëherë KQZ-ja është e gatshme të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare. “E drejta për ankesë lidhur me administrimin në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është një e drejtë që palët kanë mundur ta shfrytëzojnë në vazhdimësi, brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar. Edhe për administrimin e numërimit në ditën e fundit, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ankesat mund të dorëzohen me shkrim në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar. Në rast se brenda 48 orëve nuk do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit në ditën e fundit, KQZ është e gatshme për të proceduar me shpalljen e rezultateve përfundimtare, ndërsa nëse do të ketë ankesa, atëherë KQZ do të presë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse dhe do të zbatojë vendimet nëse ato e obligojnë KQZ-në dhe vetëm pastaj mund të shpall rezultatet përfundimtare” , tha Elezi. Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka 47.13% apo 53 deputetë, PDK-ja ka 19.44% apo 22 deputetë, LDK-ja ka 16.69% apo 18 deputetë, AAK ka 6.7% apo shtatë deputetë, kurse Lista Serbe ka 5.4% apo nëntë deputetë e pakicat joserbe tjera kanë 11 deputetë në total.

Burimi: Bota Sot