​Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë

0%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit, nga fillimi i këtij procesi (e premte, 12 qershor, ora ) dhe deri më tani (e mërkurë, 17 qershor, ora ) janë numëruar 223 kuti votimi, në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së. “Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më , ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë”, thuhet në njoftim. Zgjedhjet e 7 qershorit – LVV kryeson në 24 komuna, PDK në dy, AAK në një Të dielën (14 qershor), KQZ ka përmbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pako të supozuara me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981. Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, VV-ja prin me 47.07 për qind të votave, duke grumbulluar 374 mijë e 995 vota dhe 53 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22 mandate dhe 19.49 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 18 ulëse me 16.74 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7 mandate me 6.73 për qind të votave. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi