Shpërndaje në: Lionel Messi e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer Kupën e Botës në futboll. Superylli i futbollit ka realizuar “hat-trick” në fitoren e Argjentinës ndaj Algjerisë. Argjentina fitoi 3:0 në ndeshjen e së mërkurës në mëngjes. Ndeshja u luajt në Kansas City dhe i takoi Grupit J. Messi shënoi supergol në minutën e 17-të për 1:0. I shtoi edhe dy gola të tjerë për njërën prej netëve më të mira në karrierën e mahnitshme. Për 2:0 shënoi në minutën e 60-të, kurse për 3:0 në minutën e 76-të. Është tregolëshi i tij i parë në Kupa të Botës, ku po paraqitet për herë të gjashtë. Messi e la fushën në minutën e 80-të dhe u largua mes duartrokitjeve dhe thirrjeve të mëdha të tifozëve. Ai e luajti ndeshjen e 200-të për Argjentinën, ndërsa tani i ka 120 gola. Në Botërorë, Messi i ka 16 gola. E ndan rekordin për më së shumti gola me gjermanin Miroslav Klose. Ky megjithatë është vetëm fillimi për fenomenin argjentinas. Me Messin në fushë, Argjentina kërkon ta mbrojë titullin e botës.
