Lojtarët e Egjiptit mblidhen dhe recitojnë Kuran para ndeshjes me Belgjikën në Botëror

0%

Kombëtarja e Egjiptit ka recituar vargje nga Kurani para ndeshjes së Kupës së Botës kundër Belgjikës mbrëmjen e kaluar, në të cilën arriti të marrë një pikë shumë të vlefshme. Kjo është parë dhe interpretuar si një moment bashkimi dhe përqendrimi shpirtëror për lojtarët e skuadrës, në një ndeshje me rëndësi të madhe në Kampionat. Sipas pamjeve të shpërndara, lojtarët qëndruan krah për krah në një rreth dhe recituan ajete Kuranore. Momente të tilla para ndeshjeve janë të njohura në futbollin ndërkombëtar, ku disa kombëtare dhe lojtarë ndjekin tradita të ndryshme shpirtërore ose kulturore për t’u përqendruar dhe për të përballuar presionin e garave të mëdha sportive. Gjithashtu, ato na tregojnë se pavarësisht se ku ndodhemi dhe presionit që përjetojmë, besimi është burim i madh force. Ndeshja Egjipt–Belgjikë përfundoi me barazim.

Burimi: Telegrafi