Shorti i hedhur sot nga UEFA për ndeshjet e raundit të dytë eliminator të Champions League, nuk ishte me shumë fat për Egnatian, skuadrën kampione të Shqipërisë. Nëse arrin të kalojë moldavët e Petrokub në raundin e parë, Egnatia do të ndeshet me Celje të Sllovenisë në raundin e dytë. Një kundërshtar me kualitet, që sezonet e fundit ka shkuar në fazën e grupeve të Conference League. Megjithatë, së pari rrogozhinasit duhet të kalojnë Petrokub në turin e parë dhe shanset janë reale. Kampionia e Kosovës, Drita, nëse kualifikohet në turin e dytë eliminator të Champions League, përballet me fituesin e çiftit Klaksvik (Ishujt Faroe)-Alert Bisen (Luksemburg).
Burimi:
Bota Sot
