Ish-kryeministri spanjoll José Luis Rodríguez Zapatero ndodhet në qendër të një çështjeje që, sipas pretendimeve lidhet me hetime për korrupsion dhe menaxhimin e fondeve publike. Sipas këtyre pretendimeve, Zapatero pritet të japë shpjegime para gjyqtarit lidhur me dy çështje kryesore: shpëtimin financiar prej 53 milionë eurosh të kompanisë ajrore “Plus Ultra” dhe zbulimin e bizhuterive luksoze gjatë një kontrolli në zyrën e tij, të vlerësuara paraprakisht në rreth 1.3 milionë euro. Dokumentet referojnë gjithashtu kompaninë “What The Fav”, në pronësi të vajzave të ish-kryeministrit, e cila dyshohet se ka përfituar deri në 2 milionë euro për shërbime konsulence dhe dizajni. Hetuesit po shqyrtojnë nëse këto pagesa kanë pasur qëllime të tjera nga ato të deklaruara. Sipas të njëjtave pretendime, gjyqtari që drejton hetimin e konsideron Zapateron si figurë qendrore në një skemë të organizuar, ndërsa ish-kryeministri pritet të paraqesë qëndrimin e tij gjatë dëshmisë me dyer të mbyllura.
Ish-kryeministri i parë i hetuar për korrupsion, Zapatero mbërrin në Gjykatën Kombëtare për të dëshmuar

Burimi:
Bota Sot