I jepet lamtumira e fundit aktores së famshme turke, Ece Irtem

0%

Aktorja turke, Ece Irtem, e cila ndërroi jetë më në moshën 35-vjeçare, është përcjellë sot për në banesën e fundit mes dhimbjes së familjarëve, miqve dhe admiruesve të saj. Ylli i famshëm humbi jetën në shtëpinë e saj pasi u përball me probleme shëndetësore, vetëm një ditë pas ditëlindjes së saj. Lajmi për vdekjen e aktores tronditi të afërmit dhe fansat, të cilët shprehën pikëllimin për humbjen e saj të parakohshme. Ceremonia mortore u mbajt pas faljes së namazit të drekës në Xhaminë Hanim, ndërsa më pas ajo u varros në varrezat Yenikoy në Kusadasi. Të pranishmit e përcollën me lot dhe emocione aktoren e re, e cila kishte fituar zemrat e publikut me rolet e saj në ekran. Përcillet për në banesën e fundit aktorja e famshme Një nga familjarët, Semra Karatas, tha se Ece ishte një person shumë i dashur dhe i çmuar për të gjithë ata që e njihnin, duke shtuar se vdekja e saj në një moshë kaq të re ka tronditur të gjithë. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë nëna e saj Nuriye Irtem, babai Vural Irtem, familjarë, miq të afërt, si dhe aktori i njohur turk Gurkan Uygun, përveç shumë qytetarëve që erdhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Për publikun e gjerë u bë e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One Love”.

Burimi: Telegrafi