Egnatia mundet nga CSKA! Egnatia është mundur 3:2 nga CSKA Sofja në miqësoren e zhvilluar në Bansko, aty ku skuadra rrogozhinase po zhvillon fazën përgatitore në prag të turit të parë kualifikues të Champions League. Kampionët e Shqipërisë do të përballen me kampionen e Moldavisë, Petrocub më 7 ose 8 korrik. Sfida e parë do të luhet në Moldavi, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Egnatia Arena”, ku kampionët e Shqipërisë do të synojnë kualifikimin në turin e dytë të kompeticionit më prestigjioz për klube në Europë.
Burimi:
Bota Sot
