Edona Llalloshi siguron edhe një mandat si deputete, ja sa vota ka marrë deri tani

0%

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, duket se ka siguruar edhe një mandat tjetër si deputete në Kuvendin e Kosovës, pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. Llalloshi garoi në këto zgjedhje në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 29 dhe, sipas numërimit të mbi 97 për qind të votave, ka arritur të grumbullojë më shumë se 31,300 vota. Ky rezultat e rendit aktualisht si kandidaten e 20-të më të votuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i siguruar asaj një ulëse në Kuvend për një mandat të ri. Artistja e njohur iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje në shkurt të vitit të kaluar dhe që nga hyrja e saj në politikë ka dëshmuar mbështetje të vazhdueshme nga elektorati. Në tri palë zgjedhje të mbajtura brenda një periudhe prej rreth një viti e gjysmë, ajo ka arritur çdo herë të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur përfaqësuese e qytetarëve. Rreth 14 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara, megjithatë Adriana Matoshi siguron mandatin e saj të katërt si deputete Megjithëse rezultati i këtij viti është më i ulët krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit, kur kishte fituar 44,395 vota, Llalloshi mbetet një nga figurat më të votuara brenda subjektit të saj politik. E njohur prej vitesh si një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Edona Llalloshi tashmë po vazhdon paralelisht rrugëtimin e saj në skenën artistike dhe atë politike, duke siguruar kështu mandatin e saj të tretë si deputete në Kuvendin e Kosovës.

Burimi: Bota Sot