Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Koresë së Jugut dyshohet se është spiunuar në qendrën stërvitore, gjatë përgatitjeve për duelin me Meksikë. Mediat lokale meksikane kanë shkruar se një dron ka fluturuar mbi qendrën stërvitore të jugkoreanëve. Droni është rrëzuar nga ushtria meksikane. Por, dy persona që e kanë drejtuar dronin kanë arritur të largoheshin. Ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë pamje nga stërvitja, teksa hetimet e policisë meksikane janë duke vazhduar. Koreja e Jugut në ndeshjen e radhës luan ndaj Meksikës të premten në orën 3 të mëngjesit.
Burimi:
Koha
