Bumçi: Nuk ka një kauzë të vetme që i bashkon qytetarët

0%

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi. Ai u pyet për protestën që po zhvillohet prej disa ditësh përballë Drejtorisë së Policisë në Tiranë, një tubim që ka nisur pa një thirrje të qartë nga organizatorët dhe pa njoftim zyrtar nga media apo partitë politike. Bumçi tha se në protestë ka pjesëmarrje të grupeve të ndryshme, përfshirë edhe të majta, ndërsa sipas tij nuk kishte informacion paraprak për organizimin e saj. Ai u ndal edhe te natyra e protestës, duke e përshkruar si një grumbullim ku qytetarët nuk bashkohen vetëm për një kërkesë të vetme, por për disa shqetësime të ndryshme njëkohësisht, ndryshe nga protestat e mëparshme që kanë pasur kauza më të përcaktuara. Protesta vijon në të njëjtin vend, ndërsa ende nuk është bërë e qartë se kush e ka nisur dhe si po koordinohet lëvizja.

Burimi: Bota Sot