Barazon Klosen si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Kupën e Botës

0%

Lionel Messi ka dhuruar një recital futbolli në ndeshjen e parë të Argjentinës në këtë Botëror, në triumfin 3-0 ndaj Algjerisë ku ishte ai autor i të tre golave. Ata e bënë Mesin tashmë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohëve në Kupat e Botës, pasi “Pleshti” arriti kuotën e 16 golave, po aq sa ikona e futbollit gjerman, Miroslav Klose, ndërsa la pas emra ri Ronaldo me 5 gola e Gerd Myler me 14. I vetmi që mund të rrezikojë pozicionin e tij në një të ardhme të afërt është Mbape i cili mbrëmë arriti gjithashtu shifrën e 14 golave. Në moshën 38 vjeç dhe 357 ditë, ai u bë lojtari më i vjetër në historinë e Kupës së Botës që shënonte tre gola në një ndeshje, duke kaluar Kristiano Ronaldon i cili në moshën 33 vjeç e 130 ditë kishte shënuar 3 herë kundër Spanjës në vitin 2018. Ndërkohë, me golat e shënuar nga jashtë zonës, Mesi u bë gjithashtu futbollisti me më shumë gola të realizuar nga distanca, pasi arriti kuotën e 6 të tillëve, ndërsa la pas legjendën braziliane Rivelino me 5 dhe Lotar Mateus me 4. Ndërkohë, ai u bë pjesë e një grupi shumë të vogël lojtarësh të cilët kanë shënuar në 5 ndeshje të Kupës së Botës radhazi, duke realizuar 8 apo më shumë gola gjatë kësaj periudhe, pasi iu bashkua Zhyst Fonten (13 gola), Gerd Myler (10 gola), Euzebio (9 gola) dhe Leonidas (8 gola).

Burimi: Bota Sot