Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave shqip të rrugëve dhe shesheve në qytetin e Tetovës. “Për vite me radhë dëgjuam premtime se do të vazhdohej procesi i emërtimit të rrugëve sipas vullnetit të qytetarëve. Vendimi i Këshillit Komunal të Tetovës nga viti 2007 është anuluar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa ata që e kishin këtë çështje në qendër të premtimeve të tyre nuk ofrojnë asnjë qëndrim të qartë para qytetarëve’’, ky është reagimi i Aleancës për Shqiptarët. ASH i kujton VLEN-it se kur ishin në opozitë emrëtimi i rrugëve ishte kauzë ndërkaq kur është në pushtet ky vendim kalon pa asnjë reagim serioz. “Kur ishin në opozitë, emërtimi i rrugëve ishte kauzë. Sot, kur janë në pushtet, anulimi i vendimit kalon pa asnjë reagim serioz. Kjo tregon sa të sinqerta kanë qenë premtimet e tyre. Nuk mjafton të flasësh për dinjitet, identitet dhe të drejta kur je në opozitë. Përgjegjësia matet kur ke mundësinë të veprosh. Heshtja e sotme është dëshmia më e qartë e dallimit mes premtimeve të dikurshme dhe realitetit të sotëm’’, thuhet në reagimin e ASH-së.
ASH: VLEN në opozitë emërtimin e rrugëve e kishin kauzë, por sot në pushtet nuk reagojnë

Burimi:
Telegrafi