Në periudhën kur prisni momentin më të bukur të jetës, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ju ofron kujdes mjekësor të nivelit më të lartë, siguri dhe komoditet me çmime speciale promocionale për lindje. Si qendra private më e madhe dhe më moderne për lindje në vend dhe rajon, nga 15 qershori deri më 15 shtator ofron paketa promocionale për lindje. Në kuadër të kësaj oferte promocionale, çmimi për lindje natyrale është 90.000 ose 100.000 denarë, në varësi të zgjedhjes së mjekut, ndërsa çmimi për lindje me prerje cezariane është 110.000, përkatësisht 120.000 denarë. Paketat e reja me çmime speciale promocionale përfshijnë: analgjezi spinale ose epidurale për lindje pa dhimbje, qëndrim prej 3 deri në 4 ditë në dhomë me dy shtretër, pranim dhe përgatitje para operacionit, si dhe analizat e nevojshme laboratorike për gruan shtatzënë. -10% zbritje në të gjitha shërbimet shëndetësore për nënën dhe foshnjën gjatë gjithë jetës Çdo foshnjë e lindur në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” përfiton një zbritje ekskluzive prej 10% në të gjitha shërbimet shëndetësore të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” gjatë gjithë jetës. Të gjitha foshnjat fitojnë statusin Acibadem Sistina BABY, një program i veçantë besnikërie, përmes të cilit identifikojmë të gjitha foshnjat e lindura në spitalin tonë. Zbritja vlen për të gjitha shërbimet ambulatore dhe spitalore, me përjashtim të shërbimeve që tashmë ofrohen me zbritje ose janë pjesë e një pakete promocionale. Zbritje prej 10% në të gjitha shërbimet shëndetësore përfiton edhe nëna gjatë gjithë jetës. Përveç kësaj, çdo nënë që lind merr dhuratë një çantë të personalizuar për foshnjë, të dizajnuar posaçërisht me elementet e markës, e cila ka përdorim praktik dhe mund të shërbejë si dyshek për ndërrimin e pelenave, si jastëk dhe si mbulesë për foshnjën. Çanta përmban libra dhe materiale edukative, ngjitëse për veturë, si dhe një paketë me produkte për kujdesin e foshnjës dhe pajisje të nevojshme për të. Paketat speciale për lindje, me të gjitha përfitimet që kanë qenë aktive deri më tani, do të vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe më tej. Çmimet e reja promocionale gjatë kësaj periudhe vlejnë edhe për të gjitha gratë shtatzëna që kanë paguar një avancë prej 20.000 denarësh, me kusht që të mos kenë shfrytëzuar asnjë nga përfitimet e parashikuara në paketë. “Mediplus Baby” kredi për lindje pa interes Për një planifikim më të lehtë financiar, gratë shtatzëna kanë mundësinë t’i mbulojnë shpenzimet e lindjes me këste përmes kredisë “MediPlus Baby”, me afat pagese deri në 60 këste mujore pa interes. Kjo kredi dedikuar aprovohet nga Alta Bank brenda një dite pune. Besim, siguri dhe kujdes mjekësor i nivelit më të lartë për nënat e ardhshme dhe foshnjat e tyre Me më shumë se 25.000 foshnja të lindura gjatë 25 viteve të fundit, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” mbetet simbol i besimit, sigurisë dhe kujdesit mjekësor të nivelit më të lartë për nënat e ardhshme dhe foshnjat e tyre. Materniteti disponon një ekip prej 23 gjinekologësh-obstetër me përvojë, 20 mamish dhe 40 infermierësh, të cilët çdo ditë ofrojnë kujdes dhe mbështetje profesionale sipasstandardeve më të larta mjekësore. Në kuadër të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” funksionon edhe Spitali i parë Privat Pediatrik, me Qendrën Emergjente Pediatrike, ku punojnë 27 mjekë specialistë pediatër, prej të cilëve 11 janë subspecialistë. Siguri shtesë ofron Njësia më moderne e Kujdesit Intensiv Neonatal, ku për pacientët më të vegjël kujdesen 9 neonatologë dhe 16 infermierë të trajnuar posaçërisht për punë nënjësitë e kujdesit intensiv. “Acibadem Sistina” vazhdon të ndjekë trendët dhe teknologjitë më bashkëkohore botërore në gjinekologji, obstetrikë dhe neonatologji, duke ofruar kujdes mjekësor të nivelit më të lartë dhe një përvojë të paharrueshme për çdo familje.
“Acibadem Sistina” me çmime promocionale për lindje nga 15 qershori deri më 15 shtator

Burimi:
Telegrafi