Ka ndërruar jetë artisti dhe profesori i artit, Shyqri Nimani. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se Nimani la prapa një karrierë të bujshme dhe gjurmë të thella artistike. “Teksa kujtojmë vetëm disa nga veprat e tij, si dorëshkrimin e artë në aktin themeltar të shtetit tonë, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, krijimin e logos identifikuese të Grand Hotelit, Kosova Filmit deri tek simboli i Universitetit të Prishtinës, e themi me gjithë zemër se prof. Nimani me meritë të plotë e të padiskutueshme ka zënë një vend nderi në listën e gjatë të krijuesve dhe studiuesve të kohës sonë”, thuhet në njoftim.
Burimi:
Insajderi
