Plagosi një polic, 16-vjeçari me origjinë nga Kosova kërkohet në Gjermani

0%

Shpërndaje në: Një 16-vjeçar me origjinë nga Kosova po kërkohet në Gjermani për plagosjen e një polici në Gottingen të shtunën. I dyshuari u raportua se ishte arratisur pas ngjarjes, kurse urdhërarresti tashmë është lëshuar për të. Sipas policisë, dy familje rivale të njohura për policinë, u përleshën të shtunën në mbrëmje. Gjatë përplasjes, i dyshuari qëlloi duke goditur policin, raportoi NDR. Nuk dihet nëse 16-vjeçari është në Gjermani apo ka kaluar kufirin që atë ditë. Policia është shprehur e bindur se ekzistojnë fotografi dhe video nga telefoni nga ajo ngjarje atë natë, dhe u ka kërkuar qytetarëve që t’ia dërgojnë. Të dielën policia bastisi disa ndërtesa dhe sekuestroi 40 telefona, të cilët do të analizohen. Hetuesit po hetojnë nëse përplasjet e mëhershme mes dy familjeve lidhen me rastin e fundit.

Burimi: Koha