Shpërndaje në: Superylli francez i futbollit, Kylian Mbappe, fillimisht barazoi rekordin e Lionel Messit prej 13 golash në Kupat e Botës e më pas e kaloi me dy golat kundër Senegalit. Francezi e kaloi Messin në paraqitjen e tij të 15-të, ndërsa argjentinasi ka 26 ndeshje në histori të Kupave të Botës me Argjentinë. Mbappe është dy gola larg rekordit të ish-sulmuesit të Gjermanisë, Miroslav Klose në Botëror. Mbappe e shënoi golin e parë dhe të tretin në fitoren 3:1 të Francës ndaj Senegalit. Mbappe e shënoi golin e parë në minutën e 66-të me pasim magjik të Michael Olise. Golin për 2:0 e shënoi Bradley Barcola në minutën e 82-të me asistim të Adrien Rabiotit, ndërsa Ibrahim Mbaye shënoi për 2:1 në minutën e 95-të. Reagimi i francezëve ishte i menjëhershëm. Një minutë pas pësimit të golit, Mbappe shënoi për rezultatin finale 3:1. Ishte goli i tij i dytë personal ndaj Senegalit. Ndeshja hapëse e Grupit I të Kupës së Botës, u zhvillua stadiumin “MetLife” të New Jersyt, në praninë e 80 mijë e 545 mijë shikuesve. Pjesa e parë përfundoi baras, 0:0. Senegali në minutën e 25-të qëlloi shtyllën nëpërmjet sulmuesit Nicolas Jackson. Senegali edhe në fund të pjesës së parë lëshoi rast të artë. Gjuajtja e Ismaila Sarrit përfundoi mbi portën e portierit të Francës, Mike Maignan. Por, në fund, fitorja i takoi Francës. Franca ndeshjen e dytë e luan kundër Irakut më 22 qershor, kurse një ditë më vonë, Senegali do të ketë tjetër ndeshje të vështirë. Do të përballet me Norvegjinë e udhëhequr nga sulmuesi Erling Haaland.
