Shpërndaje në: Fituesi në fuqi i Kupës së Çekisë në futboll, Karvina, është përjashtaur nga liga elitare çeke. Dënimin e dha Federata e Futbollit e Çekisë për përfshirjen e klubit në një skandal të madh të kurdisjes së ndeshjeve. Karvina është gjobitur po ashtu me 480 mijë dollarë për ofrim të ryshfetit për dy gjyqtarë dhe dy lojtarë, për të ndikuar në një ndeshje në ligë dhe dy të tjera në plejaut. Këto raste ndodhën në vitin 2024. Kryetari i komunës së Karvinas, Jan Wolf ofroi ryshfetin dhe u përjashtua nga futbolli për 12 vjet. Ai është gjobitur me 144 mijë dollarë. Klubi është në pronësi të qytetit, ndërsa ka pesë ditë kohë për apel. Dënimi pritet t’i kushtojë Karvinas me dalje në Evropë, ndonëse fjalën e fundit e thotë UEFA. Me fitimin e Kupës, Karvina duhet të paraqitet në plejofin e Ligës së Evropës.
