17 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

0%

Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 17 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat një është vënë nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar plotësisht.

Sipas njoftimit, zjarri në Komunën e Makedonski Brod, në zonën e fshatit Belicë, ku u përfshi një pyll me pisha dhe bimësi e ulët, vazhdon të jetë nën kontroll.

Autoritetet bëjnë të ditur se zjarret janë shuar në Komunën e Gjorçe Petrovit pranë fshatit Kuçkovë, në Veles pranë fshatit Crkvino, në Negotinë pranë fshatit Crveni Bregovi dhe në Bogdanci pranë fshatit Stojakovë, ku digjej kryesisht bimësi e ulët dhe e degraduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, janë shuar zjarret në Strumicë pranë fshatit Dobrejci, në Bosillovë pranë fshatit Bosillovë, si dhe në Komunën e Vasilevës, në segmentin midis fshatrave Çanaklija dhe Gjeçerlija, ku u përfshi një deponi dhe bimësi e ulët.

QMK njofton se janë lokalizuar dhe shuar edhe zjarret në manastirin “Shën Joakim Osogovski” në Kriva Pallankë, pranë fshatit Carevic të Prilepit, në fshatin Nov Karaorman në Komunën e Karbincit, si dhe në vendbanimin Babi të Shtipit pranë lokalitetit Kisha Mirjanina.

Ndër zjarret e shuara janë edhe ato në Berovë pranë fshatit Smojmirovo, në Butel në rrugën e Lubotenit, në Kumanovë në rrugën “11 Nëntori”, në Komunën e Brvenicës pranë fshatit Miletino dhe në Komunën e Krivogashtanit pranë fshatit Vogjani, ku digjej një deponi dhe bimësi e ulët.

Qendra për Menaxhim me Kriza thekson se situata e zjarreve monitorohet vazhdimisht dhe u bën apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në hapësirat e hapura, me qëllim parandalimin e shfaqjes së zjarreve të reja. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com