12 efektivë të dëmtuar gjatë protestës para Parlamentit, policia

0%

12 punonjës policie mbetën të dëmtuar në përplasjet e dhunshme me protestuesit gjatë protestës së zhvilluar për disa orë me radhë para Parlamentit të enjten, teksa zhvillohej seanca plenare. 18 personave u shoqëruan nga policia lidhur me incidentet dhe u shoqëruan në komisariatin nr.1 dhe nr.4.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit, pasi një grup prej tyre shkatërruan me mjete të forta një automjet policie. Punonjësit e Policisë të dëmtuar gjatë protestës: 1. Genajd Shypheja, 32 vjeç, Forca “Shqiponja”; 2. Bashkim Qerana, 59 vjeç, Komisariati Nr. 2; 3. Arjel Xhexha, 24 vjeç, Komisariati Nr. 2; 4.

Festim Kamberi, 53 vjeç, komandant grupi në Komisariatin Nr. 3; 5. Alma Rexhepaj, 22 vjeçe, Komisariati Nr. 1; 6. Dorjan Mena, 31 vjeç, Komisariati Nr. 5; 7. Sjedi Peposhi, 57 vjeç, Komisariati Nr. 5; 8. Daniel Pojani, 20 vjeç, Komisariati Nr. 3, dëmtim në dorë; 9. Joan Trungu, shef seksioni te Shqiponjat; 10. Andi Pelivani, 33 vjeç, efektiv te Shigjetat; 11.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ermal Çeku, 29 vjeç, efektiv te Shigjetat; 12. Elmas Guri, 34 vjeç, efektiv i Komisariatit Nr. 1.

Burimi: Bota Sot