Ballkani ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Lorik Dobratiqi, i cili vjen si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Prishtinën e Re. Klubi therandas ka njoftuar sot (e enjte) gjatë ditës transferimin e dytë të kësaj vere. Bëhet fjalë për sulmuesin Lorik Dobratiqi.
“FC Ballkani ka kënaqësinë të prezantojë sulmuesin anësor Lorik Dobratiqi, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin tonë dhe do të jetë pjesë e klubit deri në verën e vitit 2029”. “Dobratiqi luan në krahun e majtë të sulmit. Pritet të shtoj konkurrencën, por dhe cilësinë në repartin ofensiv të ekipit tonë!
Mirë se vjen në familjen e madhe të FC Ballkanit, Lorik!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit. Ndryshe, tre herë kampionët e Kosovës para disa ditësh kanë konfirmuar edhe transferimin e mesfushorit Edvin Kuç, i cili ishte kapiten dhe njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në epokën e artë të Ballkanit.
