Zvicra nuk e fal Algjerinë, siguron biletën për në 1/8-at e Botërorit

0%

Zvicra ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Algjerinë në “BC Place”, në përballjen e parë zyrtare mes dy kombëtareve. Edhe pse Algjeria e nisi më mirë sfidën dhe krijoi rastin e parë të pastër me Houssem Aouar, i cili shpërdoroi nga një pozicion i favorshëm, ishte Zvicra që goditi në mundësinë e saj të parë.

Në minutën e 10-të, talenti Johan Manzambi depërtoi bukur nga krahu dhe shërbeu për Breel Embolo, i cili nuk gaboi përballë portës, duke realizuar golin e tij të dytë në këtë Botëror. Pjesa e parë vijoi me pak raste të pastra. Denis Zakaria iu afrua golit me një goditje me kokë, ndërsa Farès Chaïbi provoi portierin Gregor Kobel.

Në fundin e fraksionit të parë, Ibrahim Maza humbi mundësinë më të mirë për Algjerinë, duke goditur jashtë. Zvicra e vulosi fitoren menjëherë pas rikthimit nga pushimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vetëm pak sekonda nga nisja e pjesës së dytë, një largim i gabuar i mbrojtjes algjeriane i dha mundësinë Dan Ndoye, i cili me një goditje të saktë nga rreth 15 metra dyfishoi avantazhin dhe shënoi golin e nëntë me fanellën e kombëtares. Pas golit të dytë, zviceranët administruan ndeshjen pa u vënë seriozisht në vështirësi nga kundërshtari.

Fabian Rieder pati mundësinë ta thellonte rezultatin në minutat e fundit, por nuk arriti të mposhtte portierin Luca Zidane. Me këtë fitore, Zvicra regjistron tri fitore radhazi në Kupën e Botës për herë të parë në historinë e saj dhe zgjat në shtatë ndeshje serinë pa humbje.

Në fazën e 1/8-ave, helvetët do të përballen me fituesin e çiftit Kolumbi – Gana, ndërsa aventura e Algjerisë në Botërorin 2026 merr fund. Rezultati: Zvicër 2-0 Algjeri, Embolo 10’, Ndoye 46’

Burimi: Bota Sot