Shpërndaje në: Në të mëngjesit të dielën, Argjentina e Zvicra e luajnë në Kansas City çerekfinalen e fundit të Kupës së Botës. Ndeshja luhet në stadiumin “Arrowhead”, që vlerësohet më i zhurmshmi në botë, shkruan “20 Minuten”. Tribunat e pjerrëta të këtij stadiumi, sigurojnë që zhurma të mbetet brenda dhe të zmadhohen thirrjet e tifozëve.
Rekordi për zhurmën më të madhe është vendosur në vitin 2014. Arriti në plot 140 decibelë. Kjo zhurmë krahasohet me atë të një motori reaktiv në ngritje. Stadiumi është i skuadrës së futbollit amerikan, Kansas City Chiefs, që garon në ligën NFL. Zhurma në këtë stadium është aq e madhe sa që lojtarët në fushë mezi dëgjohen kur komunikojnë me njëri-tjetrin.
Në Evropë një nivel i tillë i zhurmës nuk imagjinohet ende, madje as në stadiumit të zjarrta si ai në Dortmund e Glasgow.
