Zvicra – Kolumbia, ndeshja që parashihet të jetë shumë taktike

0%

Shpërndaje në: Zvicra dhe Kolumbia do të takohen në Vancouver për një vend në çerekfinale të Kupës së Botës. Zvicra e ka kaluar fazën e grupeve në disa Kupa të Botës, por vazhdon të ndalet në 1/8 e finales, ndërsa Kolumbia kthehet në fazën nokaut pasi mungoi në “Katari 2022”. Përballja ndërmjet Zvicrës dhe Kolumbisë është e fundit e 1/16 së finales.

Ky duel do të zhvillohet të martën nga ora . Të përzgjedhurit e Murat Yakinit kanë treguar organizim dhe disiplinë të madhe në fushë gjatë këtij Botërori. Zvicra po udhëhiqet në mesfushë nga kapiteni Granit Xhaka, e në sulm nga Johan Manzambi, që ka shënuar pesë gola. Në total, Zvicra i ka shënuar nëntë gola.

Kolumbia e drejtuar nga argjentinasi, Nestor Lorenzo, ka mbajtur portën e paprekur në tre ndeshjet e fundit, për herë të parë në historinë e saj. Pritet të jetë një betejë e vërtetë taktike ndërmjet Zvicrës dhe Kolumbisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha