Pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në një ullishte në Drizë të Fierit. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Fierit, Roskovecit dhe Patosit. Operacionit i janë bashkuar edhe banorët e zonës, të cilët po ndihmojnë zjarrfikësit me mjete rrethanore.
Për shkak të erës së fortë, flakët po avancojnë në drejtim të depove të ujësjellësit që furnizojnë me ujë të pijshëm qytetin e Fierit dhe zonën industriale, duke rritur shqetësimin për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Burimi:
Bota Sot
