Zidane dhe kartoni i kuq legjendar: Gjyqtari zbulon fjalët që

0%

Horacio Elizondo, gjyqtari i finales së Kupës së Botës 2006 mes Italisë dhe Francës, ka zbuluar detaje të reja nga momenti më i famshëm i asaj ndeshjeje, kartoni i kuq i Zinedine Zidane pas goditjes me kokë ndaj Marco Materazzit.

Italia triumfoi ndaj Francës në penallti dhe u shpall kampione e botës, ndërsa Zidane u përjashtua nga loja vetëm 10 minuta para fundit të vazhdimeve, në ndeshjen e fundit të karrierës së tij si futbollist. Elizondo ka treguar se në momentin kur ndodhi incidenti, ai nuk e kishte parë goditjen mes dy lojtarëve.

“E pashë që Materazzi nuk po ngrihej, ndaj ndalova lojën dhe fillova të vrapoja drejt tij. Gjatë rrugës pyeta asistentët: ‘Çfarë ndodhi?’. Të dy më thanë se nuk kishin parë asgjë”, rrëfeu gjyqtari argjentinas për Gazzetta dello Sport. Sipas tij, ishte gjyqtari i katërt, Luis Medina Cantalejo, ai që e informoi për veprimin e Zidane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Gjyqtari i katërt më tha: Zidane e goditi Materazzin me kokë. Në atë moment mendova: Askush nuk e pa, as lojtarët, as publiku, ndoshta vetëm nga televizori ishte e qartë”. Elizondo tregoi se vendimi për kartonin e kuq ishte i vështirë, por ai donte që bota ta kuptonte arsyen e përjashtimit. “Doja të shihja reagimin e Zidane dhe nëse do ta mbronte veten.

Kur më pa duke futur dorën në xhepin e pasmë për kartonin e kuq, ai filloi të hiqte shiritin e kapitenit”. Por momenti më befasues erdhi pak më vonë, kur Zidane iu afrua gjyqtarit. “Kur isha gati të shkruaja emrin e tij, ai më preku në shpatull dhe më tha: ‘Qetësohu, kartoni i kuq është i drejtë, por a nuk e dëgjove apo e pe çfarë ndodhi më parë?’.

E pyeta: ‘Jo, çfarë ndodhi?’, por ai vetëm ktheu shpinën dhe u largua”. Kartoni i kuq ndaj Zidane mbetet një nga momentet më ikonike në historinë e Kupës së Botës, pasi ishte edhe paraqitja e tij e fundit si futbollist profesionist.

Ndërkohë, Italia që fitoi atë Botëror, nuk ka arritur të luajë më një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës që nga viti 2014, duke u eliminuar në fazën e grupeve në 2010 dhe 2014, ndërsa nuk u kualifikua në edicionet 2018, 2022 dhe 2026./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi