Zajkova: Sistemi elektronik për votim duhet të përdoret edhe brenda

0%

Kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova kërkon që votimi në mënyrë elektronike të përdoret edhe brenda vendit jo vetëm në diasporë.

“Nëse shteti pretendon se sistemi është mjaftueshëm i sigurt për një votues në Australi, Gjermani ose Kanada, atëherë nuk ka asnjë argument demokratik që i njëjti sistem të mos jetë i disponueshëm për një votues në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gjevgjeli ose Krushevë, dhe veçanërisht të mos jetë i disponueshëm për ata që jetojnë në zonat rurale”, thotë Zajkova.

Ajo thotë se vitet e fundit ka pasur heqje të qendrave të votimit me më pak se 10 votues dhe ata detyrohen të ecin më shumë se 20 kilometra për të ushtruar të drejtën e tyre të votës të garantuar me kushtetutë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky qëndrim i saj vlen pasi grupi i punës përfundoi negociatat, dhe qeveria plus BDI i paraqitën Parlamentit ndryshimet në Kodin Zgjedhor për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, për reklamat politike të paguara, si dhe për votimin elektronik të diasporës.

Burimi: Telegrafi